

Koordinator i Projektit
- Liga Kosovare në Luftë Kundër Tumorit (LKLT)
- Vendi I punes: Prishtinë
ATB ONLUS: Associazione Trentino con i Balcani është një organizatë italiane që punon në Ballkan që nga viti 1999 në fushën e bashkëpunimit të decentralizuar në komunitet. Me një përvojë të gjatë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në rajon, duke punuar kryesisht në Kosovë dhe Serbi, por edhe në Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri, në bashkëpunim me OSHC-te , Autoritetet Lokale, dhe shoqërinë më të gjerë.
ATB u krijua me qëllim të mbledhjes dhe rifillimin e përvojës 20-vjeçare të bashkëpunimit solidaritetit dhe diplomacisë së popullit midis Trentinos dhe Evropës Juglindore.
Këto marrëdhënie filluan në vitet 1990, gjatë konflikteve të ish Jugosllavisë dhe vazhduan në përpjekjet e rindërtimit të strukturave sociale dhe të dialogut, si dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm lokal. Zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike të këtyre territoreve kanë kërkuar një evolucion në metodat dhe qasjet: nga mbështetja e veprimeve humanitare në një program të artikuluar që nxit krijimin dhe forcimin e partneriteteve territoriale dhe të marrëdhënieve zhvillimore lokale, në përputhje me 125 / 2014 Ligji për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
ATB ka punuar në sektorët e mëposhtëm: zhvillimi lokal dhe promovimi i një bashkëpunimi ekonomik të qëndrueshëm, qytetari aktive dhe promovimi i mundësive të punësimit për rinisë, integrimi ekonomik social i subjekteve të prekshme (gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet minoritare), promovimi i shëndetit territorial projekteve dhe mbrojtjes së mjedisit.
Liga Kosovare në Luftë Kundër Tumorit (LKLT): Liga e Kosovare kundër tumoreve u themelua në gusht 2016 me qëllim të mbështetjes së zbulimit të hershëm, ofrimit të mbështetjes shëndetësore dhe psiko-sociale gjatë dhe pas trajtimit të kancerit, rehabilitimit dhe ndihmës së brendshme përmes shprehjeve të ndryshme vullnetare. Për më tepër, LKLT synon, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të mbështesë institucionet dhe organizatat relevante në përmirësimin e shërbimeve cilësore për popullatën e Kosovës.
PËRSHKRIMI I ROLIT
Personi do të marrë pjesë në bashkëpunimet ndërdisiplinore, duke iu referuar drejtpërdrejtë onkologëve të Qendrës klinike, për të siguruar një sistem të kujdesit cilësor për trajtimin e pacientëve, duke u përmbajtur gjithmonë standardeve etike që lidhen me sigurinë e pacientit, konfidencialitetin dhe të drejtën për privatësi.
Një pjesë konsekuente e punës do të jetë edukimi në nivele të ndryshme dhe do të drejtohet tek grupet e ndryshme të synuara, nga qytetarët (fëmijët dhe të rriturit) tek pacientët, dhe në lidhje me tema të ndryshme, nga promovimi i stilit të shëndetshëm jetësor deri te parandalimi i kancerit. E gjithë kjo qasje nënkupton që një pjesë e konsiderueshme e kohës do të shpenzohen për të studiuar dhe gjetur mënyra të reja për të dhënë mesazhe të përshtatura për grupe të ndryshme (burra, gra, adoleshentë, të rinj, të moshuar, etj.) dhe marrjen e informatave për zhvillimet e reja dhe hulumtime në terren.
Për më shumë informacione rreth, Fushave të veprimit, Kualifikimit të kërkuar dhe kushteve të punës ju lutem të shkarkoni dhe lexoni dokumentin e bashkangjitur (PDF)
> SHKARKO