
Mbështetje psikologjike
Shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë Fizike, Mendore dhe Sociale dhe jo thjesht mungesa e sëmundjes (OBSH).
Shendeti Mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale, dhe ndikon mënyrën se si mendojmë, ndjehemi dhe veprojmë.
Shëndeti mendor eshte po aq i rendesishem sa shendeti fizik.
Te kerkosh ndihme profesionale/psikologjike nuk eshte dobesi, por eshte force dhe kujdes ndaj shendetit tuaj mendor. Kujdesuni per shendetin tuaj mendor, dhe njihni simptomat e stresit, ankthit apo depresionit, te cilat mund te ndikojne ne funksionimin tuaj te perditshem, dhe te veshtiresojne perballimin e situatave te veshtira ne te cilat mund te jeni.
Të qenit i diagnostikuar dhe trajtuar për semundje kancerogjene, është shumë stresuese dhe potencialisht traumatike. Reth 50% e pacientëve me kancer marrin një diagnozë psikiatrike
Crregullemet me te zakonshme qe paraqiten tek pacientet me semundje kancerogjene jane:
Depresioni, Crregullimet e Ankthit, dhe Cregullimet e Pershtatjes.
Bisedo me mjekun tuaj, dhe tregoni per gjendjen tuaj emocionale, ne menyre qe te udhezoheni per ndihme profesionale te shendetit mendor.
DEPRESIONI
Disponim te ulur shumicen e kohes
Pagjumesia ose gjume i shtuar
Humbje apo shtim peshe
Humbja e interesit rreth aktiviteteve apo gjerave qe ju kane pelqyer me pare
Ndjenja e fajit, pavlefshmerise dhe pafuqise
Aftesi e dobet perqendrimi
Mendimet te shpeshta rreth vdekjes, apo ideve suicide/ vetlenduese
ANKTHI DHE KANCERI
Frika nga trajtimi mjeksor, apo efektet anesore te trajtimit
Frika nga perseritja e cancerit
Pasiguri
Shqetesim per humbjen e pavaresise
Shqetesim rreth ndryshimit te mardhenieve interpersonale
Frika nga vdekja
ANKTHI KRONIK
Shqetesim, brenge
Pagjumesi
Tensionim te muskujve
Lodhje
Nervozizem
Veshtiresi ne koncentrim
Veshtiresi ne marrjen e vendimeve
Crregullime te gjumit
CRREGULLIMI PANIKU
Palpitacionet e zemrës ose rrahjet e shpejta të zemrës
Djersitje
Dhimbje gjoksi
Ngushtim ne frymëmarrje
Ndjenja e ngulfatjes
Ndjenja e vjelljes, apo dhimbje barku
Të dridhura, marramendje
Ndjesi trupore, te nxehta apo ftohta
Ndjesi te mpirjes
Ndjenja e irealitetit apo shkeputjes nga vetja
Frika e humbjes se kontrollit, apo frika se po cmendem
Frika se po vdes
CRREGULLIMET E PERSHTATJES
Trishtim
Mungese shprese
Mungesa e kënaqësisë
Nervozizëm
Ankth
Probleme me gjume
Vështirësi për t’u përqëndruar
Ndjenja e mbingarkesës dhe mendimet e vetelendimit
Shmangia e familjes ose miqve
Kryerja e dobët në shkollë / punë
STRESI POST TRAUMATIK
Perjetim i ndonje ngjarje potecialisht kerceneuse per jete
Te qenit deshmitar , apo ngjarja i ka ndhour ndonje anetari te ngushte te familjes(miku)
Kujtime te perseritura te pavullnetshme te ngjarjes traumatike
Endrra te perseritura sheqtesuese qe kane te bejne me ngjarjen traumatike
Ndjenja sikur personi po e perjeton perseri ngjarjen
Perpjekje per te larguar kujtimet trauamtike
Perpjekeje per tu shmangur vendeve apo njerzve qe kujton ngjarjet traumatike
Mendime negative per veten apo boten
Interesimi i rene per te marre pjese ne aktivitetet e me parshme
Ndjenje frike, zemerim, faj apo turp
REAGIMET FAMILJARE
Semundjet kancergjene nuk prekin vetem jeten e pacientit,por gjithashtu jetën e anëtarëve të familjes apo miqve të ngushtë.
Kjo semundje ndikon ne gjendjen emocionale, sociale, fizike dhe shpirterore te pacienteve dhe antarëve të familjes së tyre .
Semundja e nje personi te dashur mund të kontribuojë në shumë reagime, duke përfshirë
ndjenjat e humbjes së kontrollit, ndryshimi i organizimit te familjes dhe marrëdhëniet e ndryshuara.
Një ndjenjë e paaftësisë për të mbrojtur një dashur, mund të çojë në një ndjenjë intensive të pafuqisë.
Anëtarët e familjes luajnë një rol kyç në sistemin mbështetës të shumicës së pacientëve.
Prandaj familjaret poashtu duhet te kujdesen per shendetin mendor, dhe te kerkojne ndihme profesionale per te mesuar menyra te shendetshme te perballimit te situatave te veshtira